Vendosni fjalën kyçe....

CIA nis të kompensojë të dëmtuarit nga ‘Sindroma e Havanës’


CIA ka filluar të kompensojë agjentët dhe ish-agjentët që pësuan lëndime traumatike në tru nga një seri incidentesh misterioze shëndetësore, sipas zyrtarëve dhe të tjerëve të informuar me çështjen.

Rreth një duzinë njerëz që vuajnë nga simptoma dobësuese që janë njohur si sindroma e Havanës kanë marrë pagesat ose janë miratuar t’i marrin ato, thanë njerëzit e njohur me programin.

Disa nga marrësit janë ish-oficerë të CIA-s që u dëmtuan gjatë detyrës në Havanë në vitet 2016 e 2017. Megjithatë, pagesat janë përpunuar edhe për agjentët ose ish-agjentët që u lënduan në vende të tjera.

Diplomatët dhe oficerët e CIA-s filluan të raportojnë sëmundje për shkak të incidenteve të çuditshme në Havana në vitin 2016. Që atëherë, zyrtarë qeveritarë dhe anëtarë të agjencisë në Kinë, Austri, Serbi dhe vende të tjera në mbarë botën kanë raportuar gjithashtu simptoma.

Një viktimë që mori pagesën vlerësoi CIA-n për lehtësimin e procesit të depozitimit, por avokatët e agjentëve të tjerë kanë shprehur shqetësimin se rastet e mëvonshme janë më të vështira për t’u shqyrtuar.

Ndryshe nga ata që u lënduan gjatë detyrës në stacionin e CIA-s në Havana, Kubë, disa agjentë të lënduar kanë histori trajtimi më të shkurtër dhe ndoshta më pak të dokumentuar mirë, gjë që mund ta bëjë më të vështirë aplikimin për pagesë.

Misteri i sindromës së Havanës

Cili është burimi i sëmundjes? Disa zyrtarë janë të bindur se simptomat janë shkaktuar nga sulmet ruse me mikrovalë, por ka pak prova deri më tani për të mbështetur teorinë. Ekspertët e jashtëm kanë sugjeruar gjithashtu se gjendja mund të jetë një përgjigje psikosomatike ndaj stresit.

Akti i Havanës, i miratuar nga Kongresi vitin e kaluar, parashikon dëmshpërblime deri në 187,300 dollarë për çdo viktimë.