Vendosni fjalën kyçe....

Harry e Meghan bëjnë fushatë kundër Trump, u bëjnë thirrje amerikanëve të votojnë Biden (Video)


Princi Harry dhe Meghan Markle ‘kaluan kufirin’ duke ndërhyrë në zgjedhjet amerikane me thirrjen e tyre për të votuar kandidatin demokrat në zgjedhjet e 3 nëntorit, Joe Biden, ka thënë një person brenda Familjes Mbretërore, shkruan Daily Mail.

Princi Harry dhe Meghan Markle ‘kaluan një kufi’ duke folur në lidhje me zgjedhjet në SHBA dhe ‘duke u thënë amerikanëve të votojnë kundër Trump’, shtoi burimi.

Duka i Sussex-it u tha votuesve të ‘refuzojnë fjalën e urrejtjes’ ndërsa Dukesha e quajti garën presidenciale ‘zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sonë’ pasi çifti u bëri thirrje amerikanëve që të regjistroheshin për të votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Duke folur në një mesazh me video, me sa duket filmuar nga shtëpia e tyre në Kaliforni, Harry e Meghan nuk e përmendën kandidatin e tyre të preferuar, shumë shikues menduan se ishte ‘e qartë’ se ata po mbështesnin Joe Biden, edhe pse një burim i afërt me Harry e mohoi këtë.

Ekspertët mbretërorë i thanë ‘MailOnline’ se çifti duhet të hiqte dorë nga titujt dhe të ndërpresin lidhjet e tyre me monarkinë përgjithmonë nëse dëshirojnë të komentojnë mbi politikën e SHBA-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *