Vendosni fjalën kyçe....

FOTO/ Trend i ri i terreneve sportive në Shijak. Ndërtohet fushë sporti… prej betoni


Nëse jemi mësuar që ti shohim fushat apo këndet sportive të gjelbërta me bar apo tapete, kjo nuk ndodh në Shijak, ku është sjellë një trend të ri.

Bëhet fjalë për këndin sportiv të shkollës 9 vjeçare “Xhazotaj”, ku siç mund të vihet re dhe nga fotot, fusha është e betonuar dhe e ngjyrosur me ngjyrë të gjelbërt, për të dhënë idenë e fushës së sportit, por që në rast se mund të rrëzohesh në të, dëmtimet mund të jenë fatale. Ja çfarë thuhet në njoftimin e Bashkisë Shijakut, shpërndarë ditën e sotme:

”Sot u inagurua kendi sportiv i shkolles 9-Vjecare “Xhafzotaj”! I pranishem ne aktivitetin e inagurimit ishte ambasadori zvicerian ne Shqiperi se bashku me delegacionin e tij, gjithashtu dhe drejtoresha e shkolles.

Me heret kemi publikuar projektin e kendit sportiv, me pas investitoret zvicerian erdhen dhe vizituan kantierin e ndertimit qe nisi punen ne kohe rekord.

Sot ne jemi mjaft krenare te themi qe dhe ky premtim u mbajt! Nga balta u be fushe me te gjitha standartet e duhura. Kjo fushe e aksesueshme dhe pas orarit mesimor, tashme eshte nje pike referimi i femijeve te zones, duke i mundesuar te gjitha kushtet per nje aktivitet fizik te shendetshem.

Falenderojme shume Fondacionin per Zhvillim Rajonal dhe projektin per Bashki te Forta, qe arriten te kthejne ne realitet kete projekt te bukur dhe te domosdoshem.

Kur premtimet mbahen, lindin premtime te tjera qe do te mbahen!”

Nëse ky është koncepti i ri për terrenet sportive dhe jemi të painformuar, natyrisht që do të duhet ti drejtohemi Bashkisë së Shijakut për të na iluminuar në këtë drejtim. Ta gëzojnë nxënësit terrenin sportiv prej betoni dhe të ngjyrosur!

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Bulevardionline.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *