Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në BE, rriten fuqishëm partitë e krahut të Djathtë dhe të Gjelbërit


Tri ditët e zgjedhjeve të Parlamentit Europian kanë përfunduar në të gjithë BE-në. Rezultatet tregojnë një rritje të theksuar të partive të krahut të djathtë dhe euroskeptikët, dhe një goditje e rëndë për partitë e qendrës që janë pro-BE.

PPE-ja pro-evropiane dhe aleanca Social-Demokratike kanë humbur shumicën dhe pritet të tkurren ndjeshëm – nga 221 dhe 191 vende në Parlament që kishin në 2014-ën, në 179 dhe 150. Megjithatë, ato mbeten dy blloqet më të mëdha në Parlamentin Europian.

Rritja e parashikuar e partive të krahut të djathtë në të gjithë Bashkimin Europian duket të jetë e vërtetë. Në Francë, partia e Marine Le Pen duket e vendosur të marrë rreth 24 përqind të votave, sipas sondazheve të ndryshme, duke mposhtur në rezultat të ngushtë partinë e Presidentit Emmanuel Macron, i cili pritet të marrë rreth 22 përqind të votave.

Hungari, partia e kryeministrit Viktor Orban shënoi një fitore solide, duke marrë mbështetjen e rreth 52 përqind të votuesve. Konkurrentët e tij më të afërt, Koalicioni Demokratik i majtë dhe Lëvizja Momentum e qendrës morën respektivisht 16 dhe 10 përqind.

Koalicioni qeverisës gjerman ka pësuar humbje të konsiderueshme, pasi Kristian-Demokratët (CDU / CSU) dhe Social-Demokratët (SPD) morën respektivisht rreth 28.7 dhe 15.6 për qind të votave.

Ndërkohë, të Gjelbrit u rritën në vendin e dytë me pothuajse 21 përqind të votave, duke dyfishuar rezultatet nga zgjedhjet e mëparshme. Alternativa e krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD) vjen e katërta, me gati 11 për qind të votave, pothuajse 4 për qind më shumë se në vitin 2014.

E djathta austriake duket se nuk janë prekur nga skandalet politike që kanë shkaktuar shkatërrimin e koalicionit qeverisës. Partia Popullore e kancelarit Sebastian Kurz ka fituar 34.9 përqind të votave.

“Ne kemi arritur rezultatin më të mirë të të gjitha kohërave, kryesinë më të madhe të të gjitha kohërave për partinë e dytë”, tha Kurz për mbështetësit e tij.

Social-demokratët e Austrisë janë në vendin e dytë me rreth 23.4 për qind, ndërsa Partia e Lirisë (FPO) është në vendin e tretë me 17.2 për qind.

Poloni, partia qeverisëse e Ligjit dhe Drejtësisë vjen e para me 43.1 përqind të votave.

Partia Socialiste e Spanjës, Pedro Sanchez, ka siguruar një fitore të fortë, duke fituar mbi 32 përqind të votave.

Partia Popullore Konservatore doli e dyta me rreth 20 për qind, ndërsa Partia Vox e sapo formuar e krahut të djathtë ka çuar tre përfaqësuesit e saj të parë në Parlamentin e BE-së, me mbështetjen e rreth 6.2 për qind të votuesve.

Itali, Partia e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, ka fituar zgjedhjet e BE-së në vendin e tij, duke shënuar 33.6 për qind.

Lëvizja 5-Yjet, e udhëhequr nga Luigi Di Maio, mori 16.6 përqind të votave dhe u kalua nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, e cila mori rreth 23.5 përqind të votave.

Rezultati është një fitore masive për Lega Nord, e cila në 2014-ën mori vetëm 6.2 për qind dhe rreth 17 për qind vitin e kaluar, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.

Greqi, megjithatë, socialistët humbën pozicionet e tyre, pasi partia në pushtet SYRIZA mori mbështetjen e rreth 24 përqind të votuesve, ndërsa partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re e krahut të djathtë, mori një udhëheqje të fortë me 33 përqind.

Pjesëmarrja në zgjedhje është më e madhja në dy dekada, me rreth 51 përqind të votuesve që shfaqen në qendrat e votimit. Kjo është pjesëmarrja më e madhe që nga viti 1994, kur mbi 56 për qind e evropianëve morën pjesë në votime.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *