Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtëmbëdhjetë të huaj marrin pasaportën shqiptare, Veliaj: Po rritet interesi për t’u bërë shtetas shqiptarë


Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj në një ceremoni zyrtare ka pritur 16 persona që do të marrin pasaportën shqiptare.

Sipas Veliajt interesimi për t’u bërë shtetas shqiptarë sa vjen e rritet nga qytetarë të huaj, që nga vendet pranë nesh deri nga Siria, Palestina e Indonezia.

 “Është kthyer në modë që të shajmë veten, shajmë Tiranën dhe Shqipërinë. Nuk mund ta shajmë vendin tonë, sepse është flamuri ynë. Në demokraci ka debate, por një ditë ka debate për votë e më pas duhet punuar që vendi të ecë përpara. Do kemi qytetarë që janë me origjinë nga Palestina, nga Venezuela, Siria dhe Indonezia, ata e dinë që kanë probleme në shtetet nga vijnë, por nuk e shajnë vendin e tyre. Nuk ndodh, sepse njerëzit thonë se ky është vendi ynë, është oda jonë. Çdo javë 20 të rinj bëhen shtetas të Shqipërisë.

Kush do e mendonte se 30 vjet pas demokracisë, në Shqipëri do kishte persona që duan të bëhen shtetas shqiptarë, sepse ne punojmë përditë për ta bërë vendin tonë, një vend më të mirë. Çdo komb ka probleme, por nuk bën që ta shajmë kombin tonë, por të promovojmë çdo gjë të mirë që kemi. Ne jemi në paqe dhe duhet të punojmë që të jemi një vend gjithmonë e më i mirë.”– tha Veliaj.