Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e kostos së jetesës po i shtyn gratë në Britani drejt prostitucionit – Aktivistja


Punëtorët e ‘Outreach’ paralajmëruan Sky News të shtunën se rritja e kostos së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar po i detyron gratë të prostituojnë, me disa të detyruara të takojnë klientë në rrugë.

Kolektivi anglez i prostitutave, një grup me bazë në Londër, i cili këshillon gratë në industrinë e seksit se si të kryejnë veprimtarinë të sigurta dhe pa probleme me ligjin, tha për Sky se pa thirrjet në linjën e tij të ndihmës të rriten me një të tretën këtë verë.

Zëdhënësja Niki Adams tha se rritja e faturave të ushqimit dhe energjisë i ka shtyrë gratë drejt prostitucionit.

“Përgjithësisht ajo që ne po shohim është se njerëzit vijnë në këtë punë nga dëshpërimi.” – tha Adams. “Kjo do të thotë se ata janë shumë më pak në gjendje të mbrohen nga dhuna dhe shfrytëzimi.”

Një grua me të cilën punon Adams e gjeti veten duke humbur qindra stërlina kur programi i përfitimeve të Mbretërisë së Bashkuar kaloi në sistemin Universal Credit, një proces i vazhdueshëm që qeveria pranon se do t’i bëjë më keq 900,000 marrës të ndihmës sociale deri në përfundimin e kalimit.

“Ajo filloi të bënte disa mbrëmje në javë në rrugë aq sa për të paguar çdo faturë.” – tha Adams, duke shtuar se me katër fëmijë të vegjël në shtëpi, gruaja duhej të punonte jashtë.

Me inflacionin në Mbretërinë e Bashkuar që kaloi pragun e 10% muajin e kaluar dhe miliona britanikë potencialisht po përballen me një dimër të ftohtë dhe mungesës së ushqimit, Beyond The Streets, një organizatë bamirëse që ndihmon gratë të largohen nga prostitucioni, po sheh një rritje të numrit të grave që shesin ‘seks për mbijetesë’.

“Ne e quajmë këtë sepse është e vetmja zgjedhje që këto gra mund të bëjnë për të mbijetuar. Është bërë për të përmbushur nevojat bazë, për të pasur para të mjaftueshme për ushqim dhe qira.” – tha për Sky, punonjësja e ndihmës Nikki McNeill.

Adams shtoi se disa nga ato që shesin seks po e bëjnë këtë për agjencitë, të cilat shpesh i detyrojnë gratë të punojnë në kushte të pasigurta.

McNeill tha se organizata e saj po lobon te qeveria për të rritur përfitimet përtej 1,200 stërlinave në pagesa direkte për familjet me të ardhura të ulëta dhe 400 stërlina në pagesa energjie për njerëzit e cenueshëm që qeveria ka premtuar tashmë.