Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Azi, Japonia dëshiron raketa që mund të godasin Kinën – Media


Qeveria japoneze dëshiron të mbyllë ‘hendekun e raketave’ me Kinën, raportoi një gazetë kryesore japoneze të dielën, duke cituar disa zyrtarë qeveritarë.

Qeveria thuhet se ka në plan të zgjerojë rrezen e raketave të saj tokë-anije në të paktën 1000 km dhe t’i modifikojë ato që të lëshohen nga anijet dhe avionët dhe për të goditur objektivat tokësore.

Një version i përmirësuar i lëshuar nga toka i raketës japoneze tip 12 pritet të hyjë në shërbim në vitin 2024, dy vjet më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, raportoi Yomiuri. Gazeta pohoi se Tokio përfundimisht dëshiron ‘më shumë se 1000’ raketa të tilla të vendosura nëpër ishujt Nansei.

Dhjetorin e kaluar, Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë (SDF) dhe ushtria amerikane thuhet se arritën një marrëveshje për të krijuar një bazë sulmi në ishujt Nansei në rast të një ‘emergjence’, nëse do të shpërthejë konflikti midis Tajvanit dhe Pekinit.

Zyrtarët e Tokios të cituar nga Kyodo Neës i vendit në atë kohë thanë se nëse miratohej, plani do shihte marinsat amerikanë të vendosur në ishujt Nansei në një bazë sulmi të përkohshëm, me SDF-në që do ofronte mbështetje në formën e trupave shtesë nëse një kërcënim ushtarak për Tajvanin do ishte i pashmangshëm.

Ishujt Nansei përbëhen nga rreth 200 ishuj, disa të pabanuar. Tre nga ishujt, Amami-Oshima, Ishigaki dhe Miyako, thuhet se konsideroheshin si shtëpi për njësitë e raketave, por prania e tyre pranë ishujve të diskutueshëm Senkaku mund të ngjallte zemërim të mëtejshëm nga Kina për rritjen e militarizimit në rajon.