Vendosni fjalën kyçe....

Avioni lëkundet fort në ajër, udhëtarët thonë lutjet e fundit (Video)


Udhëtarët në një fluturim të IndiGo nga Riadi, Arabia Saudite, u tmerruan kur avioni i tyre u përball me turbullira të mëdha para se të zbriste në Srinagar, qyteti më i madh në Jammu & Kashmir.

Pamjet video të regjistruara nga brenda aeroplanit tregojnë kaosin në bord, teksa njerëzit ulërijnë dhe qajnë ndërsa avioni lëkundet dhe bie në mënyrë dramatike.

Pasagjerët e frikësuar kapen me ndenjëset dhe luten e vajtojnë ndërsa ekuipazhi i kabinës vazhdon të bëjë njoftime.

Avioni ‘u trondit në mënyrë të rrezikshme, duke shkaktuar panik për udhëtarët, veçanërisht të moshuarit që humbën ekuilibrin pavarësisht se kishin rripa sigurimi’, tha një nga udhëtarët për ‘Mirror’.

Shumë nga njerëzit në fluturim ishin banorët të Kashmirit të cilët ishin bllokuar në Arabinë Saudite për shkak të bllokimit të koronavirusit.

Avioni IndiGo arriti të zbresë në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Srinagar, raporton Kashmir Monitor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *