Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, 29-vjeçarja përplas tre këmbësorë


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Aksidenti ka ndodhur pranë Kodrës së Diellit ku 29-vjeçarja me iniciale D.G. ka përplasur me mjetin e saj tre këmbësorë, përkatësisht 60-vjeçarin B.H., 57-vjeçaren V.H. dhe 27-vjeçaren A.T.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Traumës ndërsa gjendja e tyre nuk dihet ende.

Njoftimi

“Më datë 15.08.2022, në afërsi te “Kodra e Diellit”, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”