Vendosni fjalën kyçe....

Zv.presidenti i Kenias William Ruto zgjidhet president


Komisioni Zgjedhor i Kenias shpalli të hënën William Samoei Ruto si presidentin e pestë të kombit të Afrikës Lindore.

Duke shpallur rezultatet e zgjedhjeve, kreu i Komisionit Zgjedhor, Wafula Chebukati tha se Ruto fitoi 7,176,141 vota, 50,49% të votave totale, ndërsa kundërshtari i tij kryesor, ish-kryeministrja 77-vjeçare Raila Odinga mori 48,84% të votave ose 6,842,939 të tilla.

Ruto, 55 vjeç, ka shërbyer si zëvendëspresident i Kenias për 10 vitet e fundit, duke punuar me presidentin Kenian në largim Uhuru Kenyatta.

“Dua t’u premtoj kenianëve se do drejtoj një qeveri transparente, të hapur dhe demokratike.” – tha Ruto në një fjalim televiziv pas fitores së tij.

Ai kandidoi në zgjedhje me koalicionin Kenya Kwanza dhe tha më herët se qeveria e tij do përqendrohet në shndërrimin e ekonomisë së vendit për të arritur rritje të qëndrueshme, duke ruajtur qëndrueshmërinë makroekonomike dhe duke fuqizuar njerëzit më në nevojë.

Më herët të hënën, katër nga shtatë komisionerë të IEBC të udhëhequr nga nënkryetarja Juliana Cherera hodhën poshtë rezultatet e zgjedhjeve.

Dy komisionerë të tjerë zgjedhorë u plagosën gjatë një përleshjeje të ndodhur në Bomas të Kenias, ku u shpallën rezultatet e zgjedhjeve.