Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në kodrën me shkurre afër Ksamilit, flakët shumë pranë banesave (FOTOT)


Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Ksamil. Zjarri ka nisur në orët e pasdites në zonën e quajtur ‘’Kodra 26 marsi’’, duke vënë në rrezik edhe banesat pranë.

Por për fat të mirë, zjarrfikësit janë gjendur në kohë dhe i kanë shuar flakët.

Sipas “Balkanweb” nuk pati asnjë dëm prej zjarrit, i cili dyshohet se ka nisur për shkak të një pakujdesie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *