Vendosni fjalën kyçe....

Klientit i rritet gjoksi pas pirjes së ilaçit, gjobitet 8 miliardë dollarë “Johnson & Johnson”


Një juri e Philadelphia vendosi se kompania “Johnson & Johnson” (J&J) duhet të paguajnë 8 miliardë dollarë si ndëshkime ndaj përdoruesve, pasi një person pretendoi se një ilaç i prodhuar nga firma amerikane bëri që atij t’i rritej gjoksi.

Aktgjykimi në favor të Nicholas Murray, 26 vjeç, erdhi i  pari pas mijëra rastesh të përdorimit të Risperdal, një ilac antipsikotik.

Murray, ashtu si paditësit e tjerë meshkuj në procesin gjyqësor masiv mbi Risperdal, pretendon se ai zhvilloi gjinj pasi u rekomandua ilaçi dhe e mori atë nga viti 2003 deri në 2008.

Një psikolog ia dha ilaçin pasi e diagnostikoi atë me çrregullim të spektrit autik. Në fund të vitit 1993, ilaçi u aprovua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për trajtimin e skizofrenisë dhe bipolaritetit tek të rriturit.

Katër vjet më parë, një juri i dha Murray 1,75 milion dollarë pasi zbuloi se “J&J” ishte treguar neglizhente në mos paralajmërimin e konsumatorëve për rreziqet. Një gjykatë e apelit shtetëror e mbështeti aktgjykimin vitin e kaluar, por e uli atë në 680,000 dollarë.

“J&J” tha se gjoba ishte në “përmasa disproporcionale me çmimin fillestar kompensues në këtë rast, dhe se kompania ka besim se ai do të rrëzohet.” Ai shtoi se juria në këtë rast nuk ishte lejuar të dëgjojë prova për përfitimet n Risperdal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *