Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, gëlltiti aksidentalisht një bletë në mes të një konference për shtyp të së premtes në Dundalk, teksa diskutonte për të ardhmen e sistemit të kujdesit shëndetësor të Kanadasë.
Pasi deklaroi ‘gjithçka është në tryezë’ në lidhje me privatizimin e mundshëm të diskutueshëm të sistemit shtetëror, Ford u ndërpre nga insekti që u fut në grykën e tij.
“O Zot, sapo gëlltita një bletë!” – bërtiti ai, duke i kërkuar falje turmës së qeshur të gazetarëve për ndërprerjen dhe duke parashikuar saktë se video e insektit që ‘vodhi’ shfaqjen do ‘riprodhohej pa pushim’.
Ndërsa Ford ka këmbëngulur se kanadezët do të mbeten ‘100 për qind’ të mbuluar nga sistemi kombëtar i kujdesit shëndetësor, ai ka bërë thirrje që provinca të ‘bëhet krijuese’ për të përballuar jetesën, duke këmbëngulur se ata nuk mund të ‘vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë dhe të presin një tjetër rezultat’.
Mungesa e personelit ka detyruar dhomat e urgjencës në të gjithë vendin të mbyllen, ndonjëherë për ditë të tëra në një kohë, duke bërë që Ministrja e Shëndetësisë Sylvia Jones të kërcënojë për privatizimin e mëtejshëm të sistemit. Ontario ka raportin më të ulët të infermierëve për frymë në vend, me vetëm 665 infermierë për çdo 100,000 njerëz.
Ndërsa Ford dhe mbrojtës të tjerë të rritjes së rolit të korporatave private në fushën e kujdesit shëndetësor kanë këmbëngulur se shërbimet do mbeten falas për të gjithë kanadezët, kritikët kanë frikë se privatizimi do krijojë një sistem me dy nivele në të cilin të varfërit do përballen me ‘kujdes të dobët e pengesa të ndryshme’ dhe kohë më të gjata pritjeje, ndërkohë që stafi i kualifikuar ikën nga klinikat qeveritare për të fituar para në sektorin privat.