Vendosni fjalën kyçe....

Në tentativë për të arritur brigjet evropiane, Libia ndalon 284 emigrantë në Detin Mesdhe


Roja bregdetare e Libisë deklaron se ka ndaluar 284 emigrantë në Detin Mesdhe.

Në deklaratën e sotme thuhet se emigrantët u ndaluan në katër operacione të ndara, në ujëra afër qyteteve bregdetare të Zawya, Garabulli dhe Abu-Kemmash dhe Tripoli.

Emigrantët, sipas autoriteteve libiane, u janë dorëzuar autoriteteve në Tripoli dhe janë dërguar në qendra të ndalimit.

Libia është pikë kyçe e rrugës së emigrantëve që ikin nga luftërat dhe varfëria dhe që tentojnë të arrijnë në Evropë.

Në vitet e fundit, Bashkimi Evropian ka bashkëpunuar rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të parandaluar kalimet e rrezikshme në det të emigrantëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *