Vendosni fjalën kyçe....

Kina paralajmëron SHBA-në kundër ‘një krize më të madhe’ mbi Tajvanin: Taktikat tuaja s’do funksionojnë


Kina paralajmëroi SHBA-në të shtunën kundër veprimeve ose sjelljeve të nxituara që do të krijonin ‘një krizë më të madhe’ mbi Tajvanin, raportuan mediat vendase.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi fajësoi edhe një herë Uashingtonin për tensionet e tanishme, të cilat u nxitën nga një vizitë në ishullin e vetëqeverisur nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi në fillim të kësaj jave dhe u përshkallëzuan kur Pekini u përgjigj me një seri stërvitjesh ushtarake rreth ishullit.

“Taktika e zakonshme e SHBA-së është që ata fillimisht të krijojnë problemet dhe më pas t’i përdorin ato për të arritur qëllimin e tyre. Por kjo qasje nuk do të funksionojë për Kinën.” – theksoi Wang, sipas një raporti të South China Morning Post.

“Ne duhet të paralajmërojmë solemnisht SHBA-në që të mos veprojnë me nxitim ose të krijojnë një krizë më të madhe.” – tha ministri në Kamboxhia në margjinat e një takimi të ministrave të Jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Pekini nisi stërvitjet masive ushtarake rreth Tajvanit në fillim të kësaj jave pasi Pelosi vizitoi ishullin e vetëqeverisur, duke kundërshtuar paralajmërimet kineze.