Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Shumë punë në gusht, një vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë në Shqipëri po afron


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëron se po afron një vjeshtë përtëritëse për të gjithë Shqipërinë.

“Një vjeshtë ripërtëritëse për demokracinë në Shqipëri po afron!”– shkruan ai ndërsa punlikon një video  në “Facebook”, nga fjalimi i tij  në Konventën Kombëtare të LSI-së, e cila ndërroi emrin në Partia e Lirisë dhe drejtimin e mori Meta.

Në këtë video, Meta shprehet se gushti është një muaj i mbushur me punë.

“Na duhet shumë punë duke nisur nga sot, duke vijuar përgjatë të gjithë gushtit, në mënyrë që të kemi një vjeshtë ripërtëritëse, për demokracinë, për llogaridhënien për Shqipërinë, për të rinjtë e saj.”- thotë ish-presidenti në video.