Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Administratorja e inceneratorit të Tiranës u takua në Dubai me Ramën, çfarë porosie i dha kryeministri


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar sot një denoncim në “Facebook”, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se është takuar në Dubai me administratoren e Inceneratorit të Tiranës.

“Një pyetje për Edi Ramën!
A je takuar në Dubai me Zj. Arjola, administratoren zyrtare të djegësit të Tiranës?

Qytetari dixhital pyet Edi Ramën:
A jeni takuar në Dubai me Zj. Arjola Kodra?
Çfarë porosish i keni dhënë asaj?
Lexoni mesazhin gozhdues të qytetarit dixhital.”– shkruan Berisha.

Ish-kryeministri publikon mesazhin e qytetarit dixhital, i cili thotë se ka një kopje të biletës së udhëtimit të zonjës Kodra me datë 6 Mars dhe kthimin me 15 Mars. E njëjta periudhë kur kryeministri Rama ka vizituar Dubain.

“Përshëndetje Doktor Berisha! I thoni Edi Ramës se mos vallë është takuar me administratoren e inceneratorit të Tiranës në Dubai dhe i ka lënë porositë e tij se si duhej të veprohej? Mos janë takuar vallë në muajin mars në Dubai, fill pasi Arjola Kodra, administratorja e inceneratorit të Tiranës refuzoi të paraqitej në komisionin hetimor parlamentar për të dhënë dëshminë e plotë?
E sigurtë Doktor Berisha që Rama do gënjejë e do thotë nuk është e vërtetë, por unë po ju nis një kopje të biletës së udhëtimit të Arjola Kodrës në Dubai në datë 6 mars dhe kthimin në datë 15 mars dhe ndërkohë Edi Rama ka qenë në datë 9 mars sëbashku me kabinetin e tij të hajdutëve në Dubai. Ju garantoj se Rama dhe administratorja e inceneratorit të Tiranës e emëruar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë takuar për pazaret e fundit në Dubai.
Kjo është arsyeja përse nuk ndalojnë pagesat për inceneratorin e Tiranës…
Ju lutem anonim Doktor Berisha se këta janë maskarenj.”- shkroi qytetari në inbox-in e Berishës.