Vendosni fjalën kyçe....

Liz Cheney e krahason veten me Abraham Lincoln-in: Do bëj çmos që Donald Trump të mos zgjidhet president (Video)


Kongresmenia e SHBA-së Liz Cheney ka reaguar ndaj votimit në zgjedhjet paraprake republikane në Wyoming duke e krahasuar veten me Abraham Lincoln dhe duke lënë të kuptohet se ajo do përpiqet të ndjekë rrugën e tij për në Shtëpinë e Bardhë.

“Kampioni i madh dhe origjinal i partisë sonë, Abraham Lincoln, u mund në zgjedhjet për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve përpara se të fitonte zgjedhjet më të rëndësishme nga të gjitha.” – u tha Cheney mbështetësve në Jackson, Wyoming, pasi humbi garën e së martës.

“Lincoln përfundimisht fitoi, ai shpëtoi bashkimin tonë dhe ai përcaktoi detyrimin tonë si amerikanë për të gjithë historinë.”

Cheney, e cili votoi për shkarkimin e Donald Trump në janar 2021 dhe e akuzoi atë për nxitjen e trazirave në Kapitolin e SHBA-së, mblodhi vetëm 28.9% të votave republikane të hedhura të mërkurën. Kundërshtarja e saj e mbështetur nga Trump, Harriet Hageman, një avokate që nuk ka mbajtur kurrë poste politike, mori 66.3%.

Megjithatë, Cheney mund të kërkojë një promovim të madh. Ajo tha në një intervistë në NBC Neës të mërkurën se po mendon të kandidojë për presidente në vitin 2024. Ajo ka premtuar se do bëjë ‘çdo gjë që duhet për të mbajtur Donald Trump jashtë Shtëpisë së Bardhë’.

Cheney vuri në dukje se, në fjalimin e tij legjendar në Gettysburg, Lincoln u zotua se ‘qeveria e popullit, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do zhduket nga kjo Tokë’.

Konservatorët e tallën Cheney-n për përmendjen e emrit të Linkolnit, i cili vazhdimisht është renditur si presidenti më i popullarizuar i SHBA-së.

Vetëm dy nga 10 republikanët që votuan për shkarkimin e Trump kanë një shans për t’u rizgjedhur. Cheney është një nga katër zyrtarët që humbën garat e tyre kryesore dhe katër të tjerë zgjodhën të tërhiqen në vend që të kërkojnë rizgjedhjen.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani