Vendi ynë vijon betejën me flakët, ku vetëm në qarkun e Shkodrës raportohet për tri vatra aktive zjarri.
Tri vatrat lokalizohen në fshatrat Bardhaj, Bërdicë dhe në zonën e Velipojës në Shkodër.
Sipas “News 24”, në fshatin Bardhaj, vatra e zjarrit ka marrë përmasa masive dhe po përhapet me shpejtësi, e favorizuar edhe nga era.
Ndërsa në Bërdicë, flakët janë përhapur dhe në zonat e banuara, ku një prej shtëpive është shkrumbuar e gjitha.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Vatra e tretë është shfaqur në Velipojë, pranë rezervatit.