Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me dy plumba në kokë nga polici, tetë herë kampioni botëror i jiu-jitsu në Brazil


Komuniteti global i jiu-jitsu dhe MMA-së është në zi pasi u publikua lajmi se tetë herë kampioni botëror Leandro Lo u vra nga dy të shtëna në kokë gjatë një feste në Sao Paulo herët të dielën në mëngjes.

Lo, 33 vjeç, po merrte pjesë në një ngjarje në Clube Sirio në qytetin më të madh të Brazilit dhe sipas një raporti incidenti të marrë nga faqja braziliane MMA Combate.com, u grind me policin ushtarak Henrique Otavio Oliveira Velozo.

Sipas raportit të incidentit të paraqitur në orën 1:57 të mëngjesit të së dielës, dëshmitarët thanë se Velozo shkoi në tryezën e Lo-së dhe mori një shishe pas një diskutimi të shkurtër.

Më pas Lo u ngrit, i mori shishen Velozos nga dora dhe e rrëzoi atë, gjë që bëri që miqtë e Lo-së të ndanin të dyja palët dhe t’u kërkonin të largoheshin.

Megjithatë, pasi u ngrit, ai shkoi rreth tryezës dhe më pas takoi Lo-në përballë, Velozo nxori armën dhe e qëlloun Lo-nëme dy plumba në kokë.

Lo u dërgua më pas në spitalin komunal Dr. Arthur Ribeiro de Saboya dhe u shpall i vdekur, siç konfirmoi avokatja e familjes Lo, Iva Siqueira Junior.

Kur u kontaktua nga Combate, Policia Ushtarake e Sao Paulos nuk e dinte nëse Velozo ishte arrestuar.