Vendosni fjalën kyçe....

Rakitiç pranë Interit, firma ditët në vijim


Kroati Ivan Rakitiç, është shumë pranë transferimit te Interi.

Lajmi jepet nga italiani Sportmediaset, sipas së cilës Rakitiç pritet të nënshkruajë me zikaltërit sezonin që vjen.

Kontrata e katalanasit përfundon këtë verë dhe sipas të gjitha gjasave, lojtari nuk do e rinovojë atë sërish.

Operacioni pritet të kushtojë 50 milionë euro dhe vendin e Rakitiç te Barcelona pritet ta marrë talenti i Ajaksit, De Jong, i cili ka bërë një sezon fantastik me ekipin holandez duke mbërritur deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Marrëveshja nuk është arritur ende por nëse palët e gjejnë gjuhën e përbashkët, Rakitiç, do gjente te Interi patriotin e tij, Brozoviç, ndërsa e ardhmja e Perisiç te Interi është ende në dyshim dhe sipas të gjitha gjasave lojtari do largohet enë fund të këtij sezoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *