Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon videon: Drejtoresha e AZHBR-së gënjeu publikisht, kompania e inceneratorëve përfitoi mbi 310 mijë euro grant (Video)


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një video-dëshmi se si zyrtarë të lartë të shtetit, si Eranda Selmanaj, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) gënjen publikisht për skandalin e inceneatorëve.

Ajo në një emisionin televiziv thotë se kompania e inceneratorëve nuk ka përfituar nga fondet e AZHBR-së.

Por në një shkresë të publikuar në videon e Metës shihet se si kompania e inceneratorëve ka përfituar mbi 310 mijë euro grant nga fondet e IPARD që lëvrohen nëpërmjet AZHBR-së

Dëgjoni si drejtoresha e AZHBR gënjen hapur përfaqësuesin e Shoqatave të Fermerëve, Ervin Resuli për implikimin në aferën e inceneratorëve. Ndaj është bujqësia në mjerim se edhe AZHBR ka prioritet përkrahjen e aferës se inceneratorëve,” shkruan Meta.