Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kemi nivel të ri në politikën e jashtme, për sulmin në veri të Kosovës mbajtëm qëndrimin e duhur


Kryeministri Rama pohoi sot në parlament se Shqipëria ka mbajtur qëndrimin e duhur në rastin e sulmit të grupit kriminal serb ndaj Policisë së Kosovës.

Ai tha se moslinjëzimi me qëndrimin zyrtar të BE-së për ngjarjen nuk është diçka e lehtë për një vend kandidat megjithatë e cilësoi atë si një mosdakordësi konstruktive.

Po kështu ai kritikoi qeverinë Kurti për qëndrimin e saj të kohëve të fundit duke u vetëdobësuar në raportet me BE-në e SHBA-në si dhe duke i dhënë mundësinë Beogradit të vetëviktimizohet. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria në politikën e jashtme nuk është më ajo që ka qenë duke përmendur se vendi është ngritur në një tjetër nivel.

“Ngjarja kriminale ishte pasur nga një akt i papranueshëm, shpallje zie në Beograd për kriminelët e vrarë nga Policia e Kosovës pas sulmit ndaj kësaj të fundit. Në pritëm një deklaratë nga BE-ja ku të dënoheshin si sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës, ashtu edhe zimbajtësit në Beograd. Ne nuk u linjëzuam me deklaratën e BE-së për këto arsye. Moslinjëzimi me qëndrimin e BE-së nuk është një fjalë goje për një vend kandidat.  Nuk është akt heroizimi, po mbetet një akt kundërshtie në linjën e BE-së. Ajo që bëmë ishte një moslinjëzim mosdakordësie konstruktive për atë që ndodhi. Nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral siç janë një pjesë gjestesh nga qeveria e Prishtinës. Mbajtëm qëndrim parimor e kontruktiv për të patur një qëndrim të unifikuar në BE. Pozicioni i vetëdobësuar i Kosovës në raport me BE-në e SHBA-në e vetëviktimizimi i Beogradit e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë. Ne na kërkohet nga bashkësia ndërkombëtyare që të presim e organizojmë samite të rëndësishme. Ne e kemi ngritur Shqipërinë në një nivel të ri, politikën e jashtme në një stad tjetër. Të qenit të Shqipërisë si një faktor paqeje e stabiliteti i kemi dhënë një rrezatim të ri.” – tha Rama.