Vendosni fjalën kyçe....

Cara: Në Ishëm nuk ka asnjë gjurmë të Rindërtimit për shkollën, në 14 maj do bëhet ndryshimi


Kandidati për Bashkinë e Durrësit i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në një takim me banorët e Ishmit tha se në këtë zonë nuk ka ende asnjë gjurmë të Rindërtimit.

Igli Cara tha se kësaj zone i mungon vetëm shkolla por dhe infrastruktura dhe furnizimi me ujë dhe ndriçim.

Një takim me banorët e Ishmit, aty ku pak vite më parë ngrihej shkolla e parë shqipe në Durrës, që hapi dyert në 5 prill të vitit 1913.

Asnjë gjurmë nga Rindërtimi i këtij objekti arsimor i një rëndësie të veçantë, që do të duhej të kishte një vëmendje të shtuar nga Bashkia e Durrësit.

Ishmi është një zonë turistike, ku mungon, jo vetëm shkolla, por dhe infrastruktura, furnizimi periodik me ujë, ndriçimi.

Mungesa e investimeve nuk është në raport të drejtë me të ardhurat që kjo njësi administrative gjeneron.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!

Qyteti je ti!”-shkruan Cara.