Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi lexon emrat: Ky është ekipi i ri drejtues i PD-së


Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka dalë në një deklaratë për mediet, lidhur me zgjedhjet e së premtes për postet drejtuese në PD.

Ajo konfirmoi zyrtarisht ekipin e ri drejtues ndërsa shtoi se kështu përmbyllet “procesi zgjedhor më demokratik, më transparent, më me integritet e më i besueshëm në një parti politike në Shqipëri. Një triumf i demokracisë dhe votës së lirë.”

Vokshi tha se rikthimi te vota është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për ta çuar PD-në drejt fitores.

Pas votimit për Organet Drejtuese të PDSH më datë 3.6.2022, bazuar në Statutin e PDSH të ndryshuar në Kuvendin Kombëtar të datës 30 prill 2022, ekipi i ri drejtues i Partisë Demokratike është si më poshtë vijon:

EKIPI DREJTUES

SALI BERISHA – Kryetar i Partisë Demokratike

  • Luciano Boçi                       Nënkryetar i PD
  • Oerd Bylykbashi               Nënkryetar i PD
  • Flamur Noka                      Sekretar i Përgjithshëm
  • Ervin Minarolli                   Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore
  • Ivi Kaso                                 Sekretar për Cështjet Ligjore dhe Zgjedhore
  • Ledina Mandia                  Sekretar për Transparencën, Luftën kundër

Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave

  • Edmond Spaho                 Sekretar për Integrimin Europian
  • Bisilim Ahmetaj                Sekretar për të Drejtat e Njeriut
  • Lorenc Luka                        Sekretar për Integrimin e të Përndjekurve Politikë
  • Jola Hysaj                            Sekretar për Marrëdheniet me Publikun
  • Indrit Hoxha                       Sekretar për Emigracionin Diasporën dhe

Organizimin e PD jashtë vendit

  • Ylli Asllani                             Sekretar për Pushtetin vendor
  • Megi Balliu                          Sekretar për Organizatat Partnere

KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE

  • Agron Shehaj
  • Aldo Bumçi
  • Arben Ristani
  • Bardh Spahia
  • Belind Këlliçi
  • Edith Harxhi
  • Eleina Qirici
  • Enno Bozdo
  • Fatbardha Kadiu
  • Floriana Garo
  • Florion Mima
  • Genc Deromemaj
  • Gent Strazimiri
  • Grigels Muçollari
  • Ina Zhupa
  • Jozefina Topalli
  • Keltis Kruja
  • Luan Baçi
  • Mimoza Hajdarmataj
  • Sorina Koti
  • Albana Vokshi – Kryetare e LDGSH

KOMISIONI APELIT

  • Adriana Kalaja                   Kryetare
  • Elton Bano                          Anëtar
  • Anxhela Malko                   Anëtar
  • Ledio Nura                          Anëtar
  • Gledis Cela                          Anëtar