Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në Angola diamanti tejet i rrallë rozë, më i madhi në 300 vjet


Një diamant rozë jashtëzakonisht i rrallë i nxjerrë nga një minierë në Angolë mendohet të jetë më i madhi i llojit të tij i gjetur për të paktën 300 vjet. Diamanti 170 karatësh është emëruar ‘Trëndafili Lulo’ dhe që tani kanë nsisur spekulimet sesa mund të arrijë çmimi i tij në ankand.

‘Trëndafili Lulo’ është një diamant i tipit 2a, që do të thotë se ka pak ose aspak papastërti.

“Ky rekord dhe diamant rozë spektakolar i gjetur vazhdon të shfaqë Angolën si një lojtar të rëndësishëm në skenën botërore.” – tha Diamantino Azevedo, ministri i Burimeve Minerale të Angolës.

Është diamanti i pestë më i madh i gjetur nga miniera Lulo, një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë australiane Lucapa Diamond dhe qeverisë së Angolës.

Diamante të ngjashme janë blerë për dhjetëra miliona dollarë në të kaluarën, me një të njohur si ‘Ylli Rozë’, i shitur në një ankand në Hong Kong për 71.2 milionë dollarë në vitin 2017.