Vendosni fjalën kyçe....

Anila Hoxha: Tre institucione që kanë përgjegjësi sa edhe komisari


Gazetarja Anila Hoxha shkruan se janë tre institucione që kanë përgjegjësi për vdekjen e të miturës në Potam po aq sa dhe komisari që drejtonte motobarkën.

Ministria e Mjedisit duhet të japë llogari sa mjete lundruese janë gjobitur që drejtohen pa patentën e duhur pse ministria nuk zbaton ligjin kur duhet të kontrollojë mjetet lundruese në zonat e plazhistëve.

Ndërsa policia kufitare duhet të përgjigjet sa skafe ka sekuestruar dhe kontrolluar pasi kanë shkelur sigurinë e pushuesve.

Ndërsa bashkitë duhet të bëjnë publike korridoret e lundrimit që kanë lejuar dhe a kishte korridor lundrimi për skafin që drejtohej nga efektivi.

Tre institucione që nuk ekzistojnë dhe që kane po aq përgjegjësi sa edhe komisari!

1.Zonja Mirela Kumbaro që drejton Ministrinë e Mjedisit , duhet te dalë dhe te japë llogari sa mjete lundruese argëtuese janë gjobitur, sepse drejtohen pa patentën e duhur? Përse ministria e mjedisit nuk zbaton ligjin, kur duhet te kontrolloje mjetet lundruese ne zonat e plazhistëve?

2.Policia kufitare duhet të përgjigjet sa skafe ka kontrolluar dhe sa ka sekuestruar, mbasi kane shkelur sigurinë e pushuesve?

3.Bashkitë , nga jugu ne veri duhet të bëjnë publike sa korridore lundrimi kane lejuar? Dhe a kishte korridor lundrimi për skafin qe drejtohej nga një efektiv dhe qe vrau një fëmijë?”-shkruan gazetarja.