Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Në PD po ndodh pozicionimi mes pro amerikanizmit ose kundër tij


Nënkryetari i PD-së, Alibeaj, ka pohuar sot se në PD po ndodh pozicionimi pro ose kundër amerikanizmit.

Po kështu ai theksoi se nuk mund të ketë çarje në PD.

I ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në New24, Alibeaj shtoi se Basha është zgjedhur në krye të PD-së tre muaj më parë me 80% të votave të demokratëve.

“Unë besoj që ka shumë instrumente për të parë nëse mund ta thuash fjalën çarje. Por megjithatë një mjet është forca e numrave, por mund të them që tre muaj më parë Basha u zgjodh me 80 %. Ky nivel arsyetimi nuk na çon gjëkundi. Të shohim nesër Kuvendin se mund të ndodhë që të jetë një miting disa herë më i madh. Unë besoj që ka një kriter që mund të përcaktojë të ardhmen e një paritë politike. Në PD po ndodh pozicioni midis pro amerikanizmit ose jo, po ashtu është halli i demokratëve nga njëra anë dhe halli personal i një personi. Pra do të qëndrojmë këtu për një kryeneçësi për një padrejtësi që iu bë Berishës nga SHBA, apo do të ecim krah me një aleat në krah. Pra nuk ka sot demokrat që të ketë një dyzinë midis të qenit pro apo kundër amerikanë, janë pro dhe duan një orë e më parë për të ardhur në pushtet. Pra nuk ka se si të ketë çarje të PD-së.” – tha Alibeaj.