Vendosni fjalën kyçe....

Godet fqinjin me grusht në qafë duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë


Një 56-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë pasi dyshohet se është goditur me grusht nga fqinji pas një sherri për motive të dobëta sipas policisë.

Viktima Nikolin Staka ka ndërruar jetë në banesë pas dëmtimit të marrë ndërsa autori i dyshuar, 51-vjeçari Alban Meneri është arrestuar.

Ky i fundit akuzohet se ka goditur me grusht në pjesën e qafës fqinjin, i cili më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.