Vendosni fjalën kyçe....

Gjuha seksiste e Ramës: Kryebashkiakja të fokusohet vetëm te bebja


Ndërkohë që shumë politikane në vendet e zhvilluara perëndimore ushqejnë foshnjat e tyre me gji në Parlament, kryeministri i vendit tonë Edi Rama mendon se për arsye se kryebashkiakja e Përrenjasit Miranda Rira, ka lindur fëmijë, pas lindjes duhet t’i përkushtohet vetëm atij.

“Jam i keqardhur për mungesën e kryetares së bashkisë. Por arsyeja e mungesës është e gëzueshme, i uroj dhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit”, tha Rama pas një takimi në Rrajcë.

Miranda Rira solli në jetë vajzën e saj të dytë vetëm pak ditë më parë. Rira ka kandiduar për postin e kryebashkiakes në zgjedhjet e 2015-ës, për Aleancën për Shqipërinë Europiane (PS-LSI).

Kujtojmë senatoren australiane Larissa Waters, e cila në vitin 2017-të është fotografuar duke i dhënë foshnjes gji në Parlamentin Kombëtar./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *