Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku i Korçës letër dy ministrave për mosaprovimin e TEC-it me gaz


Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo nëpërmjet një letre drejtuar dy ministrave Blendi Klosi dhe Belinda Balluku ka kërkuar mosaprovimin e ndërtimit të TEC-it në Korçë.

Në letër shkruhet që të mos aprovohet vlerësimi i ndikimit në mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes.

Ju kërkoj të mos aprovoni vlerësimin e ndikimit në mjedis pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci për një bilanc pozitiv të ndotjes. Projekti është shumë afër qytetit dhe në toka të frutshme bujqësore. Qëndrimi kundër i Bashkisë së Korçës ka qenë i qartë dhe konsistent që në raportin e pregatitur për KIS në dt 5.12.2017 ku Bashkia Korçë është shprehur JO, me arsyetimin e afërsisë me qytetin. Ky qëndrim është mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila ka theksuar se ky projekt cënon funksionalitetin e Fushës së Korçës, nga fshati Barç deri në Zëmblak.

“​Në këto kushte, ju kërkoj MOSAPROVIMIN E KËTIJ INVESTIMI, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës” shkruan Filo në letrën drejtuar Klosit dhe Ballukut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *