Vendosni fjalën kyçe....

KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, shkarkohet prokurori i Tiranës, Adnand Xhelili


KPA ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Adnand Xhelili.

Xhelili ishte i shkarkuar nga KPK-ja në shkurt të vitit 2020, por ai e ankimoi vendimin në Kolegj duke kërkuar rikthimin në detyrë.

Por Kolegji vendosi që të linte në fuqi vendimin e KPK-së, pasi Xhelili nuk arriti dogt të justifikonte pasurinë. Problemet kryesore lidhen me dy pasuritë kryesore të familjes së prokurorit Xhelili, një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.