Vendosni fjalën kyçe....

Tetë të vdekur pas zjarrit në një bujtinë në Moskë


Tetë persona janë vranë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një bujtinë në jug të Moskës të enjten mbrëma.

Sipas medieve ruse, hosteli ndodhej në katin e parë të një pallati banimi 16-katësh.

Agjencia e lajmeve TASS citoi një burim zyrtar të thoshte se viktimat ishin punëtorë migrantë dhe se autoritetet po punonin për të përcaktuar kombësinë e tyre. Gazeta tha se 400 banorë janë evakuuar.

Një sistem elektrik i dëmtuar besohet të jetë shkaku i zjarrit.

Andrey Rumyantsev, zyrtari kryesor i emergjencës në Moskë, u tha gazetarëve se njerëzit nuk mundën të shpëtonin nga ndërtesa e djegur sepse dritaret kishin mbrojtëse metalike. Ai shtoi se ndërtesa kishte sistem alarmi, por për disa arsye nuk kishte funksionuar.

Autoritetet kanë nisur një hetim penal për punën e hostelit. Rumyantsev tha se vetëm muajin e kaluar, pronari i hostelit u paralajmërua nga inspektorët për shkelje të shumta të sigurisë.