Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët socialiste kërkojnë zgjerimin e amnistisë penale, të përfshihen dhe të dënuarit për ndërtime pa leje


Deputetët e Partisë Socialiste propozuan në komisionin parlamentar të sigurisë mundësinë e zgjerimit të veprave penale të përfshira në projektligjin për amnistinë.

‘Disa vepra penale siç është peshkimi i ndaluar. Nëse është i dënuar ju i amnistoni, nëse është në ndjekje penale për peshkim të ndaluar, nuk e amnistoni. Apo prerje të paligjshme të pyjeve. Nëse është i dënuar amnistohet, nëse është në ndjekje penale ku parashikohet deri një vit nuk amnistohet.’- tha Nasip Naço.

Ndërsa deputeti Bujar Çela tha se duhet të amnistohen edhe ata që dënohen me gjoba për ndërtime pa leje.

‘Nuk mund të qëndrojnë arrest shtëpie dy persona të zënë me grushte në avujt e alkoolit të vijojnë arrest shtëpie. Edhe ata për ndërtime pa leje dhe detyrim paraqitje. Në këtë spektër a nuk mund të zhvillohej edhe çështja, se dënim është edhe gjoba për disa ndërtime pa leje, duke ndërtuar kasolle, shtesa banjo, avulli për të sistemuar familjet, nuk kuptoj dot pse nuk janë përfshirë edhe ata që janë me detyrim paraqitje.’- tha Çela.