Vendosni fjalën kyçe....

“Reforma territoriale mbi parime e jo pazare, duhet konsensus politik” – Bylykbashi


Nënkryetari i PD-së Bylykbashi ka pohuar sot se reforma territoriale dhe ajo e pushtetit vendor duhet të miratohet me dakordësinë e të gjitha palëve pasi vetëm kjo do e bëjë atë të qëndrueshme.

Në një deklaratë nga selia blu nuk duhet humbur kohë në këtë drejtim duke ritheksuar se ajo nuk duhet të jetë e njëanshme si ajo e vitit 2014.

Sipas numrit dy të selisë blu ajo duhet bërë e bazuar në parime e jo pazare.

“Duhet të jetë një reformë konsensuale. Konsensusi politik i vërtetë, do të jetë ai që do të bëjë të mundur një reformë territoriale dhe pushtetit vendor të jetë e qëndrueshme. Është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Qëndrimi ynë i kryetarit është i qartë për të bërë një diferencë. Reforma territoriale duhet të shfrytëzohet dhe nuk duhet të humbet momenti sepse diçka e bërë keq do të merrte një kohë të gjatë. Propozimi ynë në kuadër të punës që po bëhet, do e bazojmë tek studime dhe propozime të mirëmenduara dhe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë. Ne kemi kapacitetet më të mira për të ofruar një reformë cilësore. Rreth 9 muaj nga tani do të kemi edhe zgjedhjet, theksoj se reforma duhet të jetë konsensuale dhe jo si e 2014 dhe pa konsensus. Konsensusi i bazuar mbi parime dhe jo pazare do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike.” – tha Bylykbashi.