Vendosni fjalën kyçe....

Dy vatra zjarri në Berat, digjen sipërfaqe me ullinj e shkurre


Dy vatra zjarri janë ndezur në Berat.

Zjarri i parë është shfaqur në fshatin Starovë dhe zjarri i dytë 30 minuta më vonë në fshatin Malas Breg.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur që të neutralizojë zjarrin e rënë shumë pranë banesave të fshatrave Starovë e Malas Breg.

Zjarret mendohet të kenë qenë të qëllimshëm e të vendosur nga vetë banorët për hapjen e kullotave të reja.

Si pasojë e zjarreve të rëna janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre e ullinj.