Vendosni fjalën kyçe....

Rama jep urdhrin e ri: Asnjë lëvizje nga nesër në 13.00 deri të hënën, pas të hënës askush s’del më për pazar pa leje


Kryeministri Edi Rama ka shtuar kufizimet e lëvizjes së qytetarëve, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Duke nisur nga nesër në orën 13.00 deri në orën 05.00 të së hënës, s’do të ketë asnjë lëvizje dhe të gjithë urdhërohen të qëndrojnë në shtëpi.

Po ashtu, kryeministri thotë se duke nisur nga e hëna, askush nuk del dot më për pazar pa marrë leje dixhitale ose me telefon në emër të familjes.

“Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar!

-njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur!

-nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes

*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”– shkruan Rama.