Vendosni fjalën kyçe....

Qyteti i Nju Jorkut ofron këshilla për sulmin e mundshëm bërthamor


Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të Nju Jorkut publikoi një video 90 sekondëshe që këshillonte banorët se çfarë të bënin në rast të një sulmi bërthamor.

Zyrtarët thanë se nuk kishte asnjë kërcënim specifik të një sulmi atomik, vetëm se tani ishte koha e duhur për të lëshuar njoftimin e shërbimit publik.

Videoja hapet me një prezantuese femër që shfaqet ndaj një sfondi të krijuar nga kompjuteri që tregon qytetin.

“Pra, ka pasur një sulm bërthamor,” thotë ajo. “Mos pyet se si dhe pse, vetëm dije se ajo ka ndodhur.”

Më pas ajo u thotë banorëve të Nju Jorkut se janë tre hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmarrin, duke filluar me hyrjen brenda një ndërtese sa më shpejt që të jetë e mundur.

Hapi i dytë përfshin barrikadimin brenda, mundësisht në një bodrum dhe nxjerrjen e pluhurit ose mbetjeve radioaktive nëse dikush kapet nga shpërthimi jashtë dhe mbijeton. Hapi i fundit përfshin qëndrimin në korrent me median dhe qeverinë për të mësuar hapat e tjerë.

Një sulm bërthamor është një ‘probabilitet i ulët’, por do të kishte një ‘ndikim të lartë’, tha një zyrtare e administratës për radiostacionin 1010 WINS. Thuhet se ky është lajmërimi i parë bërthamor i prodhuar në Nju Jork që nga viti 1962, viti i krizës së raketave kubane.