Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë në ecje makina në rrugën Fier-Vlorë


Një mjet ka marrë flakë në ecje në rrugën Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit ndërsa flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale pasi drejtuesi i mjetit, R.F. ka mundur të dalë në kohë jashtë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik.

Njoftimi

“Rreth orës 04:00, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin R. F, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”