Vendosni fjalën kyçe....

“Covid 19 do qarkullojë me dekada”-Edvin Prifti: Të njëjtin parashikim bëja 3 vite më parë. Të thuash të vërtetën nuk është panik por kurajo


Mjeku Edvin Prifti ka shpërndarë deklaratën e mjekut amerikan Paul Offit mbi Covid 19 i cili theksoi se virusi do qarkullojë për dekada mbase shekuj midis nesh dhe njerëzimi nuk do jetë në gjendje ta eliminojë atë.

Sot një dite tepër interesante. Prof. Paul Allan Offit një nga anëtarët e panelit amerikan te vaksinimit te dhe drejtor i Philadelphia Children hospital, një nga ekspertët e sëmundjeve infektive në USA bën një deklaratë interesantë. AI THOTË QË VIRUSI DO TË qarkullojë për dekada mbase shekuj midis nesh dhe ne nuk do të jemi në gjendje ta eliminojmë atë!”-shkruan Prifti.

Edvin Prifti shkruan më tej se 3 vite më parë ka bërë të njëjtin parashikim mbi Covid 19 dhe bashkëjetesën që duhet të bëjnë njerëzit me të.

Ai thekson se të thuash të vërtetën nuk është të përhapësh panik por kurajo dhe ndershmëri shkencore. Tre vite më pas këto të vërteta tashmë po thuhen hapur dhe pa asnjë intimidim.

Nga ana tjetër propozon prodhimin e vazhdueshëm të vaksinave për variantet e reja të virusit pasi imuniteti i vaksinave zgjat pak në kohë duke kërkuar një doze te katërt për moshat mbi 70 vjeç dhe ripërseritjen e tyre të paktën një herë në vit. Deklaratë e fortë mbase realiste. Mese 3 vjet më parë kur unë shkruaja të njëjtin parashikim shprehesha si vijon: ” Infeksioni me SARS-CoV-2 riperseritet…. Dhe nëse shkakton imunitet, ky do të ishte për një kohë shumë të shkurtër, pasi nuk ka se si shpjegohet riperseritja e infeksionit. Pikërisht ky element është një tregues dhe një përgjigje qe ne do të na duhet të bashkëjetojmë me këtë virus në vitet që do të vijnë!

Pyetja me e madhe qe nuk i jap dot përgjigje qëndron me faktin qe u deshën miliona te vdekur, dhjetëra miliona te tjerë ne spitale, qindra milionë te infektuar dhe miliarda te tjerë te tmerruar për te arritur ne një të vërtetë e cila dihej paraprakisht nga shkenca e anashkaluar dhe neglizhuar. Të thuash te vërtetën nuk është panik por kurajo dhe ndershmëri shkencore, guxim për tu përballur me sëmundjen dhe vdekjen, mesa duket fillesa te harresës se memorieve kolektive te hazdisura dhe të braktisura te konglomeruara ne mendime monomorfe dhe monokrome!

Me vjen mirë qe çdo element empirik dhe me deduksion te formuluar dhe formësuar mese 3 vjet me pare tashme po thuhet hapur dhe pa asnjë intimidim. Mbase gabimi ishte imi ne kohen dhe vendin e gabuar! Mos vlerësimi i te vërtetës mbetet gjithmonë një faj edhe më i madh”-shkruan Edvin Prifti.