Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit djegin shtëpinë e kryeministrit në Sri Lanka dhe e detyrojnë të japë dorëheqjen


Protestuesit i vënë flakën shtëpisë së kryeministrit të Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe pas një sërë protestash me vendin ekonomia e të cilit ka falimentuar dhe pa në javët e fundit racionim të karburantit dhe gjërave të tjera materiale.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet se si flakët janë përhapur në shtëpinë e Kryeministrit.

Më herë një numër tjetër njerëzish hynë edhe në shtëpinë e Presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Protestat masive dhe hyrjet në rezidencat private të Kryeministrit dhe Presidentit kanë detyruar këta të fundit të japin dorëheqjen nga drejtimi i vendit. Asnjëri nuk ishte në shtëpitë e tyre gjatë hyrjes së protestuesve.

Rajapaksa do të japë dorëheqjen më 13 korrik. Kryeministri Wickremesinghe ka pranuar të japë dorëheqjen.

Kryetarja e parlamentit Mahinda AbeyWardana tha se presidenti po jepte dorëheqjen “për të siguruar një tranzicion paqësor”.

Vetëm disa orë më parë, shtëpia e zotit Wickremesinghe ishte djegur pasi protestuesit hynë brenda dhe e dogjën atë. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakët që ndezin qiellin e natës.

Më herët turmat kishin pushtuar rezidencën zyrtare të zotit Rajapaksa, duke u shtrirë në dhomat e saj madhështore dhe duke u hedhur në pishinën e tij.

Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.