Vendosni fjalën kyçe....

Brooklyn Beckham zihet keq me të dashurën në mes të rrugës, s’i mban dot lotët (FOTOT)


Në festën e ditëlindjes së Victoria Beckham, të gjithë vunë re praninë e Hana Cros, të dashurës së Brooklyn Beckham. Të gjithë nisën të shkruanin se si Hana tanimë është si anëtare e familjes Beckham edhe pse është thjesht e dashura e Brooklyn, dhe se Victoria në veçanti e pëlqen shumë atë.

Por mes çiftit të ri Hana dhe Brooklyn duket se ka nisur një krisje. Ata janë fotografuar duke u zënë në mes të rrugës në Los angelos, si edhe jashtë një restoranti në të njëjtën mbrëmje.

Gjatë sherrit në rrugë, shihet duke ndërhyrë në mes të çiftit vëllai i Brooklyn, Romeo. Ky i fundit e ngushëllon Hana-n dhe i vë dorën në qafë kur Brooklyn largohet. Debati mes të dyve ka vijuar edhe gjatë darkës, ku ata janë fotografuar jashtë një restoranti duke u zënë dhe Brooklyn kishte shpërthyer në lot. Në fund ata përqafohen, por fansat kanë mbetur të shqetësuar pas publikimit të këtyre fotografive dhe kërkojnë të dinë nëse Brooklyn dhe Hana janë mirë.

“The Sun” shkruan se në fakt sherri ka ndodhur përpara ditëlindjes së Victoria-s dhe se ata janë pajtuar e madje kanë shkuar bashkë edhe në “Coachella”. Sipas gazetës britanike, Brooklyn kishte pirë shumë birra dhe kishte kaluar një natë të çmendur, gjë për të cilën Hana ishte mërzitur shumë.

Duke cituar një burim, “The Sun” shkruan se Brooklyn i mërzitur përfundoi duke u zënë me të dashurën në rrugë dhe Hana ia përplasi në fytyrë veprimet që kishte bërë një natë më parë dhe i tha se nuk i pëlqente kur pinte aq shumë. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *