Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Olta Xhaçka u fsheh pas avokatit, ka frikë t’i përgjigjet shqiptarëve si i dhuroi bashkëshortit pasurinë publike


Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi doli në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku po diskutohej mbi mandatin e Olta Xhaçkës.

Gjatë fjalës së tij jashtë kryesisë së Kuvendit, Bardhi tha se ministrja Xhaçka u fsheh pas avoaktit të saj duke mos denjuar t’i japë përgjigje shqiptarëve për çështjen e shpalljes së bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Sipas tij seanca u kthye në një seancë leximi.

“Sot ishte thirrur për t’u dëgjuar vetë ministrja e deputetja Olta Xhaçka, me një rast të pashembullt zgjodhi të fshihej pas një avokati duke detyruar kryetaren e Kuvendit që seancë dëgjimore ta kthente në seancë leximi.

Në shkelje të Kushtetutës e rregullores nga frika e përballjes me faktet, sot seanca dëgjmore për fat të keq u kthye në seancë leximi.

Disa nga pyetjet që do i drejtonim avokatit: Si ka mundësi që 8 mijë metër katrorë të vijës bregdetare të përfituar nga Xhaçka e burri i saj konsiderohen si hiç.

Cili nga qytetaret shqiptare i palidhur me ministren ka pasur mundësi të përfitojë 8 mijë metër katrorë në vijën bregdetare me një çmim qesharak 3 lekë e kjo të konsiderohej si veprimtari jo fitimprurëse?

Ministrja ka pranuar se burri i saj ka përfituar nga pasuritë publike nga një ligj që ka miratuar ajo me firmë të eprorit direkt të saj kryeministrit Rama.”-tha Bardhi.