Vendosni fjalën kyçe....

Prindërit e Hashim Thaçi mbërrijnë në Hagë për të takuar të birin pas dy vitesh (VIDEO)


Prindërit e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë udhëtuar drejt Hagës për ta takuar atë pas afro dy vitesh.

Në videon e mëposhtme, prindërit e Thaçit shihen duke hyrë në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Sipas gazetës Express, takimi deri tani ka zgjatur që prej orës 09:00 deri në orën 12:00.

Takimi i fundit i Thaçit me prindërit e moshuar ka qenë më 5 nëntor të vitit 2020, kur ish-presidenti u nis për në Hagë, ku po mbahet në paraburgim që prej atëherë.