Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti masiv në Tiranë, ndalohet shoferi i autobusit


Policia ka arrestuar shoferin e urbanit të linjës së “Unazës” 62-vjeçarin A.Xh, i cili u përfshi në një aksident të shumëfishtë në kryeqytet mesditën e sotme.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, ku autobusi i linjës së Unazës u përfshi në aksident duke goditur edhe 9  automjete të tjera.

Autobusi goditi fillimisht një makinë tip Audi dhe më pas mjetin tip Porsche.

Ky i fundit  nga forca e goditjes  u përplas me stacionin e urbanit dhe pastaj me pemën, e cila i shpëton jetën një kalimtareje.

Autobusi ende në lëvizje për shkak të forcës shtytëse ndryshoi drejtim, duke u përplasur edhe me makinat e tjera.