Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet në mal, humb jetën 55-vjeçari në Mirditë


Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në Mirditë pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në mal.

Ai është identifikuar si Nikolin Gega, banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Bjeshkët e Fushës së Lugjeve’.

Njoftimi

“Në Mirditë, në njësinë administrative Orosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi N. G., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili për për pasojë ka ndërruar jetë. Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes.”