Vendosni fjalën kyçe....

Bordi i Transparencës ul me 8 lekë çmimin e naftës, ulet me 2 lekë edhe çmimi i benzinës


Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria ka përditësuar çmimet e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes së një litri naftë me pakicë nuk do jetë më shumë se 235 lekë, ai u benzinës jo më shumë se 227 lekë ndërsa i gazit do jetë 81 lekë për litër.

Me vendimin e sotëm çmimi i naftës është ulur me 17 lekë të reja krahasuar me dy ditë më parë ku me vendimin e bordit çmimi ishte në 252 lekë për litër dhe 8 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Po kështu në vendimin e sotëm është ulur edhe çmimi i benzinës krahasuar me dy ditë më parë kur ishte 241 lekë për litër dhe 2 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Njoftimi

“Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.”