Vendosni fjalën kyçe....

Basha rikthehet në Kuvend pas një mungese të gjatë


Ish-kreu i PD-së Basha është rikthyer të flasë në Kuvend pas një mungese të gjatë.

Ai foli në seancën plenare ku po diskutohet miratimi i rezolutës për Gjenocidin serb në Bosnjë.

Ish-kryedemokrari mungonte prej disa javësh në Kuvend që prej përplasjes së tij me ish-kryeministrin Berisha.

Basha nuk ka qenë i pranishëm as në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së ku shpesh ka pasur përplasje mes kreut të këtij grupi, Alibeaj dhe ish-kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të tij.

Pasditen e sotme, PD-ja e drejtuar nga Berisha ka thirrur një protestë para kryeministrisë në orën 7 të pasdites kundër qeverisjes Rama.