Vendosni fjalën kyçe....

Atletit i hiqet medalja pasi nëna e ndihmon të kalojë vijën e finishit


Një nënë që ndihmoi djalin e saj të kalonte vijën e finishit në një garë 10 kilometra, ndërsa ai dukej se do të rrëzohej nga lodhja, i kushtoi vrapuesit një medalje argjendi.

Artem Burtsev po kryesonte garën në Yakutia për pjesën më të madhe të kohëzgjatjes së saj.

Megjithatë, afër fundit, ai filloi të pengohej në nxehtësinë 34 gradë Celsius (93F) dhe u arrit nga një kundërshtar.

Duke parë djalin e saj duke vuajtur, nëna e tij doli me vrap në pistë dhe e ndihmoi të kalonte vijën e finishit.

Por kjo i kushtoi atletit medaljen e argjendit. Zëvendësministri i parë i Yakutias për Sportet, Alexander Bugaev, iu referua rregullave duke vënë në dukje se nuk duhet të ketë ‘të huaj’ në pistë pasi ‘ndihma e jashtme është menjëherë skualifikim’.

Bugaev shtoi se nëse shëndeti i tij ia lejon, Burtsev do të marrë pjesë në garën 5 kilometra të enjten ndërsa aktualisht është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Incidenti pati jehonë të një ndodhie të ngjashme në Lojërat Olimpike të Barcelonës të vitit 1992 ku përfshihej atleti britanik Derek Redmond, i cili kishte arritur kohën më të shpejtë në raundin e parë të garës 400 metra dhe fitoi çerekfinalen e tij.

Në gjysmëfinale, Redmond e nisi mirë, por më pas dëmtoi kofshën e tij rreth 250 metra nga fundi i garës. Ndërsa barela iu sollën, Redmond vendosi se donte të përfundonte garën, atij iu bashkua në pistë babai i tij Jim, i cili kishte kaluar sigurinë.

Në skena të paharrueshme, Derek dhe Jim përfunduan garën së bashku krah për krah dhe morën një brohoritje të fortë nga 65,000 tifozët e pranishëm. Ashtu si Burtsev, megjithatë, Redmond u skualifikua për ndihmën dhe gara e tij u regjistrua zyrtarisht si e papërfunduar.