Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali ironizon Berishën: Pi uji Sali se të pret pasdite e lodhshme po ‘uji yt ka sosur’


Ministrja Spiropali ka ironizuar protestën e thirrur pasditen e sotme nga PD-ja.

Teksa diskutohej në Kuvend mbi rezolutën për gjenocidin serb në Bosnjë ajo tha se e mbështet protestën e sotme po jo nga ata që vijnë aty me makina të shtrenjta e fantazmat e së shkuarës.

Ajo iu drejtua kreut të PD-së Berisha duke i thënë se ‘uji i tij ka sosur’.

“Sot para kryeministrisë ka një protestë. Mos të habiteni që e them se është gjë e mirë që qytetarët të dalin në Bulevard. Ua thotë një njeri që ka kaluar shumë kohë në Bulevard për të protestuar me liri për të drejtën e votës. Do doja të shihja ata që po i godet kriza dhe jo ata që janë bashkëaksioner. Do doja qytetarë që numërojnë lekët e fund vitit dhe jo ata që vijnë me Range Rover dhe përdoren për mish për topat e luftës për pushtet. Do doja të shihja qytetarët e të nesërmes dhe jo fantazmat e së shkuarës. Pi ujë Sali kudo të jesh Është vapë dhe të pret një pasdite e lodhshme në shesh. Ty dhe flamujt e ty të lodhur. Po kërkon që të rikthesh vetëveten, por uji yt ka sosur. Mos kujto se ata që ke rrotull nuk e dinë se janë mercenarë në një luftë që s’iu përket. Për paradoks protestuesit më të ashpër të kësaj qeverisje të pakënaqurit më të mëdhenj do i keni përballë. Do i keni në katin e dytë të Kryeministrisë Sali, por s’do shohësh kryeministrin, por kryeprotestuesin.” – tha Spiropali.